“Jetë në një kuti shkrepësesh” i Kongolit, në italisht
Këto ditë doli në qarkullim në gjuhën italiane romani “Jetë në një kuti shkrepësesh” i shkrimtarit Fatos Kongolit.
Ky është botimi i katërt në gjuhë të huaj i këtij libri, pas botimeve në frëngjisht, greqisht dhe spanjisht.
Ky është romani i gjashtë i Kongolit në italisht pas romaneve “I humburi”, “Kufoma”, “Dragoi i fildishtë”, “Lëkura e qenit” dhe “Ëndrra e Demokleut”.
Libri është botuar nga Shtepia Botuese “Rubbettino” dhe është përkthyer nga Caterina Zuccero.