skip to Main Content

“Kukulla” e Kadaresë botohet në frëngjisht

Shtypi francez njofton se në libraritë e Francës sapo ka dalë romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë, një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në kafe Rostand”, botimet “Onufri”.

Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një bestseller në kohën kur doli.

“Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona.

“La poupee” (botimet “Fayard”) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i cili ka përkthyer edhe vepra të tjera të autorit.

download