Ndërron jetë nobelisti gjerman Gunter Grass
Shkrimtari fitues i çmimit Nobel për Letërsinë, Gunter Grass, vdiq sot në moshën 87-vjeçare.
Njeri i së majtës, i njohur për pikëpamjet e tij kontraverse, Gunter Grass, fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1999, ishte skrimtari gjerman i gjysmës së dytë të shekullit të XX i njohur më shumë jashtë vendit.
Që prej publikimit në vitin 1959 të kryeveprës së tij “Tamburi”, Gunter Grass nuk ka reshtur së përballur vendin e tij me të kaluarën naziste.
Grass ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, një lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit.
Mes veprave më të njohura, shkruar me një gjuhë të pasur, plot fantazi dhe ironi, janë ”Macja dhe miu” dhe “Vitet e qenit”.