skip to Main Content

Skandali në Bohemi(Pjesa e Tetë)

bohemi8

– Në fakt, për mua është një problem i madh, – tha mbreti.
– E kuptoj, – tha Holmsi. – Çfarë kërkon zonjusha të bëjë me fotot?
– Të më shkatërrojë.
– Si?
– Unë jam gati duke u martuar.
– E kam dëgjuar.
– Me Clotilde Lothman von Saxe-Meningen, vajza e dytë e mbretit të Skandinavisë. Mbase keni dëgjuar mbi principet e kësaj familjeje. Një hije dyshimi mbi sjelljen time mund t’i japë fund kësaj lidhjeje.
-Dhe Iren Adler?
-Kërcënon se do t’u dërgojë fotografinë. Dhe do ta bëjë, e di se do ta bëjë. Ju nuk e njihni, ajo është zemërgur. Është e pajisur me një fytyrë të bukur dhe vullnet të fortë. Nuk ka gjë që nuk do ta bënte.
-Jeni i sigurt se nuk e ka dërguar ende fotografinë?
-Jam i sigurt?
-Si kështu?
-Sepse më tha se do ta dërgonte ditën e shpalljes së fejesës, që i bie të hënën tjetër.
-Oh, atëherë kemi tri ditë në dispozicion, – tha Holms. – Jemi me fat, meqenëse kam një dy çështje që kërkojnë vëmendjen time. Madhëria juaj do të qëndrojë në Londër, pa dyshim?
-Sigurisht! Do të më gjeni në Langham me emrin Konti Von Kramm.
-Atëherë do t’ju njoftoj për çdo gjë që do të zbuloj.
-Do t’ju pres gjithë ankth.
-Sa u përket shpenzimeve?
-Çek të bardhë.
– I sigurt?
– Për të pasur atë fotografi jam i gatshëm të sakrifikoj një provincë të mbretërisë time.
– Po për shpenzimet imediate?
Mbreti nxori një çantë të rëndë lëkure dhe e hodhi mbi tavolinë.
-Treqind paund në monedha ari dhe shtatëqind në bankënota, – tha ai.
Holms nënshkroi një faturë dhe ia zgjati, më pas kërkoi adresën e zonjushës Adler.
-Atëherë, natën e mirë, Madhëria juaj,- tha Holms. – Kam besim se shumë shpejt do të kemi lajme të mira. Natën e mirë edhe ju Uotson! Nëse do të keni mirësinë të vini nesër pasdite në orën 15.00, do të kisha dëshirë ta diskutonim bashkë këtë çështje.