skip to Main Content

Zbulohen aksidentalisht vlerësimet e Salman Rushdie për kolegët shkrimtarë

Shkrimtarët në përgjithësi tregohen të rezervuar kur vjen puna për të vlerësuar krijimtarinë e njëri-tjetrit, edhe pse nuk kanë munguar rastet e sulmeve të drejtpërdrejta.

Jemi mësuar të dëgjojmë për librat që autorët duan, por rrallë për ata që urrejnë. Aksidentalisht, shkrimtari i njohur Salman Rushdie ka bërë publike vlerësimin e librave të lexuar në portalin GoodReads. Vetëm një “yll” për Kingsley Amis, ndërsa “Të vrasësh zogun përqeshës” ka marrë vetëm tre “yje” nga autori.

Vlerësimin maksimal shkrimtari ia ka dhënë klasikut amerikan “Getsbi i madh” nga F. Scott Fitzgerald.

Rushdie nuk e ka pritur mirë publikimin e vlerësimeve e megjithatë është shprehur: “Nuk kam pse të justifikoj shijet e mia”.   08179749-e6ac-4cab-bba9-b031adc0df51-620x372

Dhe vërtet, askush nuk ka pse të justifikojë shijet e veta dhe do të ishte mirë sikur “aksidentalisht” të publikoheshin më tepër vlerësime të tilla.

Me shpresën se autorët e sotëm do të bëhen më pak diplomatë, më poshtë keni disa vlerësime të bëra në kohën kur GoodReads nuk ekzistonte dhe që me siguri nuk do të kishin marrë asnjë “yll”.

Virginia Woolf për “Uliksin” e James Joyce 

“Kurrë më parë nuk kisha lexuar kaq shumë gjepura”.

 

Samuel Beckett për “Faustin” Gëtes
“Është kaq i lodhshëm dhe i mërsitshëm… “.

 

Martin Amis për Samuel Beckett
“E urrej prozën e Beckett; çdo fjali është fyerje për veshin tim”.

Elona Qose