Libri i fundit i Jakov Xoxës së shpejti në treg
“Juga e bardhë”, libri i fundit i shkruar nga shkrimtari i njohur Jakov Xova, shumë shpejt do të shohë dritën e botimit. Lajmin e ka bërë të ditur mbesa e tij, Ajola Xoxa:
“Im gjysh, shkrimtari i madh Jakov Xoxa, la përpara vdekjes të pabotuar një roman të madh, “Juga e bardhë”, i cili u botua post-mortem si një transkript i dorëshkrimit. Babai im ka punuar gjatë me redaktimin e tij dhe “Juga e bardhë” do t’i vijë së shpejti lexuesit shqiptar në një ribotim, duke kujtuar sërish se sa e madhe ishte pena e Jakovit”.