skip to Main Content

Kanë thënë për famën…

Me lulëzimin e rrjeteve sociale dhe programe të formatit “Big brother”, fama ka marrë të tjera përmasa. Tashmë është shumë më e thjeshtë të jesh i/e famshme, pavarësisht se mund të kemi koncepte të ndryshme për famën. Më poshtë kemi mbledhur disa nga përkufizimet për famën, çfarë mendonin shkrimtarë të njohur në lidhje me të qenit i famshëm. Megjithatë, vlen të themi se shumë prej tyre u bënë të famshëm vetëm pas vdekjes.

OSCAR WILDE

“Ka vetëm një gjë më të keqe sesa të përflitesh: të mos flasin fare për ty”.

oscar

NEIL GAIMAN

“Reputacioni i keq nuk është si fama, megjithatë është shumë më mirë sesa mosnjohja”.

neil

STEPHEN KING

“Shkrimtarët nuk shkruajnë për para, për famë, për femra/meshkuj, por për të pasuruar jetën e atyre që zgjedhin të lexojnë punën e tyre”.

king

JAMES PATTERSON

“Jemi të famshëm, Iggy” – pëshpëriti. “Edhe? Ashtu është edhe gripi i derrit”.

james-patterson

MADELINE MILLER

“Asnjëherë nuk mund të jesh edhe i famshëm, edhe i lumtur”.

Madeline_Miller

JACK KEROUAC

“Anonimati në tokë është më mirë sesa fama në parajsë”.

jack

ERICA JONG

“Famë do të thotë që miliona njerëz kanë mendim të gabuar për atë çfarë je”.

44196

J.G. BALLARD

“Fama është banalizuar, ajo ofrohet si një kuti supe gjysmë e gatshme”.

arts_jg-ballard_584_1349606410