skip to Main Content

Nis Festivali i Librit në Tiranë

Ka çelur dyert festivali i librit dhe i artit “Tirana Open”.
“Tirana Open 1”, festivali i librit dhe i arteve, rikthehet në Tiranë me një sërë eventesh e të ftuarish specialë.
Panairi do t’iu paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, etj. Gjithashtu në mjediset e festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit “Ardian Klosi” librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga Traduki.
Festivali, i organizuar në ambienetet e Pallatit të Kongreseve, zhvillohet me pjesëmarrjen e 55 shtëpive botuese.
11200876_888389927865977_9080058289914209138_n