skip to Main Content

Piter Pan ose djali që nuk rritej

a6ba4c90-2cea-4aae-aaa2-363aae2dc2f1-620x372

Autori i aventurave të Piter Pan, JM Barrie, nuk i nënshkruante librat e tij e megjithatë e bëri një përjashtim për dadon e djemve që frymëzuan personazhin që e bëri të njohur në të gjithë botën.

Kohët e fundi është gjetur një kopje e botimit të parë të “Piter Pan”, me një dedikim me shkrim dore për Mary Hodgson.

Hodgson ishte dadoja e djemve Davies, të cilët Barrie i takoi një ditë në Kensington Gardens, Londër.  Ai u miqësua kaq shumë me djemtë sa i shoqëronte rregullisht në park dhe u tregonte histori fantastike me zana e piratë.

Nga takimet me djemtë Barrie u frymëzua për të shkruar Piter Panin, që fillimisht u shfaq si karakter në novelën e vitit 1902 “Zogu i vogël i bardhë” dhe dy vjet më vonë në librin “Piter Pan ose djali që nuk donte të rritej”.

Barrie dhe Hodgson patën një marrëdhënie të komplikuar, me këtë të fundit që nuk e pëlqente ndikimin e autorit te djemtë.

Është një histori e mrekullueshme, pak e çuditshme për në ditët e sotme, kur të miqësohesh me fëmijë në park nuk është një sjellje brenda normave.

c61d1f11-eb7a-4219-b589-46d672deea2e-400x600