Gëzuar 1 Qershorin
Sot është 1 qershori, dita e fëmijëve, një nga festat më të bukura e të sinqerta. Uroj që çdo i rritur në këtë ditë të zbulojë pak nga ai fëmija i dikurshëm, “Piter Pani” që nuk donte të rritej, dhe t’u bashkohet vogëlushëve në këtë ditë plot ngjyra.
Vogëlushëve u dëshiroj shëndet dhe shkëlqim ndër sy, ndërsa atyre më të pafatëve, mjafton edhe pak përkujdesje e dashuri.
Nuk mjafton një ditë në vit për t’u kujdesur për fëmijët tanë, por të paktën këtë ditë të bëhemi njësh me ta e të argëtohemi.
Përveç lojërave, e dini që librat janë ushqimi i mendjes. Kujtoni kohët kur lexonit tërë ëndje aventurat e Çufos dhe Bubit Kaçurrel apo rrëfimet e mrekullueshme, magjike, të Sheherazades.
Fëmijët kanë nevojë të lexojnë. Dhe mos u shqetësoni nëse janë shumë të vegjël për Harri Poter.
Nëse janë aq të rritur për të qenë të interesuar, padyshim që janë të rritur për të lexuar.
Gëzuar 1 qershorin fëmijë!