Mes jetës dhe vdekjes – Ermira Bicaj
Mes fjalës dhe heshtjes
Unë zgjedh të flas,
Të shfryhem, të bërtas,
Të ndiej çjerrjen në brendësi.
Mes dashurisë dhe urrejtjes
Unë zgjedh dashurinë,
Me dashurinë dhe për dashurinë
Se u krijova me dashuri.
Mes të mirës dhe të keqes
Unë zgjedh të bëj mirë,
Jo nga nevoja, por me dëshirë,
Se s’më detyron asnjeri.
Mes jetës dhe vdekjes
Unë zgjedh të jetoj,
Lirisht të jetoj,
Zgjedh të mbetem në përjetësi.