skip to Main Content

“Fytyra” e re e Shekspirit

“Zoti na ka dhënë një fytyrë, tjetrën e bëjmë vetë” – një shprehje e Shekspirit që merr kuptim të drejtpërdrejtë  me zbulimet e fundit  të studiuesve.

Mark Hedges, editor i revistës Country Life, e cilësoi si zbulimin e shekullit. Bëhet fjalë  për një zbulim të botanistit Mark Griffiths, i cili gjatë studimeve të tij ra në kontakt me një libër katërqind vjeçar, që sipas tij përmban portretin  e vetëm të shkrimtarit. Dhe gjejeni pak… nuk ka asnjë lidhje me portretin e njohim të gjithë si shkrimtarin mbase më të njohur të të gjitha  kohërave.

Vetë Griffiths e cilësoi zbulimin si të jashtëzakonshëm, pasi deri sot askush nuk e dinte se si dukej Shekspiri në të gjallë.

Lajmi është përhapur me shpejtësi nga të gjitha mediat. I vetmi portret i njohur i Shekspirit ishte ai në një përmbledhje të veprave të tij, i botuar pas vdekjes.

Studiuesit kanë nisur analizat mbi vërtetësinë e pretendimeve të Griffiths. Mbetet për t’u parë nëse është i vërtetë ose… shumë zhurmë për asgjë!

shake1 11