Lajm i mirë për fansat e “50 hijet e Greit”…
Historia e treguar nga personazhi mashkullor, Kristian Grei, pritet të botohet këtë muaj
Kristian Grei, personazhi enigmatik dhe domininues i “50 hijet e Greit”, do të tregojë variantin e tij të historisë, që nga mënyra se si u bë një sipërmarrës i suksesshëm në moshën 27-vjeçare deri te arsyet për krijimin e “dhomës së kuqe”.
EL James, e cila ka shitur 125 milionë kjopje të trilogjisë, që përshkruan marrëdhënien sado-mazokiste mes studentes së turpshme Anastasia Still dhe biznesmenit Kristian Grei, lajmëroi se titulli i librit të ri do të jetë “Grei” dhe do të publikohet më 18 qershor, ditëlindja e personazhit.
Tre romanet e para janë shkruar nga perspektiva e Anastasias, një vajzë naive dhe e virgjër, e joshur nga i mistershmi Grei.
“Kristian është një personazh kompleks”,- tha James në një komunikatë të publicistit të saj. “Lexuesit janë magjepsur nga dëshirat edhe motivet e tij dhe sidomos nga e kaluara e tij e trazuar. Gjithashtu, të gjithë ata që kanë qenë ndonjëherë në një marrëdhënie e dinë se gjithmonë ka dy anë të së njëjtës histori”…