skip to Main Content

Mësime jete nga librat e së shkuarës

Njohje të sikletshme, festa të mërzitshme, aksidente në pistën e vallëzimit… nuk ka rëndësi lloji i problemi, ka ndodhur të paktën një herë në një moment të historisë. Dhe më e rëndësishmja, për të është shkruar nëpër libra.

  1. Si të bëhemi gati për udhëtim – 1480

Meqë jemi në kohë vere dhe pushimet kanë filluar, të bësh gati valixhen është një nga gjërat më të vështira, sidomos për ne femrat. Këshilla më poshtë, e marrë nga një libër i vitit 1480, është një nga më mirat sa u përket udhëtimeve.

“Një udhëtar duhet të marrë me vete dy valixhe: njërën të mbushur me durim dhe tjetrën të mbushur me dyqind dukate veneciane… ose të paktën 150 dukate. Gjithashtu, nevojitet shumë lëng frutash, është pikërisht ajo që të mban gjallë në temperatura të larta, si dhe shurup xhenxhefili për të qetësuar stomakun nga të vjellat e shumta”.

8ddf5158-7257-4309-afbe-1f5fff6ca835-1020x879

  1. Si të largohesh nga një festë – 1200

Nëse mikpritësi të thotë t’i hipësh kalit, është koha të largohesh.

“Kur do që të largohesh, mbaje kalin te dera, por mos i hip derisa i zoti i shtëpisë të thotë ta bësh një gjë të tillë”.

Sot kali përkthehet në makinë. Çështja është, po kur je në këmbë?

aaf97a0e-befb-47a8-968d-aff1b84fd937-620x429

  1. Si të diskutosh – 1646

Gjithçka është e lidhur me sytë. Në një libër të vitit 1646 thuhet:

“Kurrë mos e tund kokën, as këmbët. Mos e ngri njërën qepallë më lart se tjetrën”.

 6af77d1d-5f59-4217-a934-d0c8f1521917-953x1020

  1. Si të komplimentosh një grua – 1656

Dëshironi t’i lini përshtypje të mira një gruaje?  Kujdes me këtë këshillë të shekullit të 17-të: duhet t’i komplimentosh… belin!

Rrofshin korsetë e shekullit të 21-të!

c0a51597-69d0-44b0-9e29-c64efbfd7698-1020x729

  1. Si të vishesh për plazh – 1881

Pikërisht ajo që na duhet! Por, a jemi gati për provën e rrobave të banjës? Kujt i intereson! Është koha për trupore.

“Grija cilësohet si ngjyra më e mirë për kostumin e banjës (???). Forma më e mirë është ajo e gjerë, e lirshme, por edhe me bel të theksuar. Të dyja kapen me rrip në mes dhe kanë një gjatësi deri në mes të kërcirit. Një kapelë për të mbrojtur flokët nga uji dhe çorape që të shkojnë me veshjen dhe… gati për në det”.

Në ditët e sotme kemi një koncept pak të  ndryshëm për truporet.

03ab7187-71c9-406a-a4c1-4b39fe22d0b5-1020x612

Elona Qose