skip to Main Content

Charles Baudelaire që nuk njohim

Ditët e sëmundjes dhe të të qeshurave. Fundi i Baudelaire i ka shumëfishuar jetët pas vdekjes. Heroi romantik. I Mallkuari i Madh. Emri i poetit të mallkuar, sipas një kërkimi tek Google, përmendet nga 6 milion e 130 mijë faqe interneti. Një prej shkrimtarëve më të klikuar të rrjetit, si dhe më të përdorurit. Emri i tij shfaqet në blogje letrare, ashtu si në sapunë, bluza, çanta udhëtimi, në kurrizin e mbajtëseve të kontenierëve, në çorape leshi, në etiketa diskografike, në sajte pornografie lezbike. Baudelaire si markë, fat i ngjashëm me atë të Ernest Hemingwayt dhe të Jack Kerouacut, shkrimtarë më të afërt për ne. Brandelaire, thonë shakaxhinjtë

Screen Shot 2015-08-20 at 09.33.58

Është një e qeshur e zhurmshme dhe e çrregullt, “shoqja” që kalon ditët e fundit të Charles Baudelaire. I pari që e citon është botuesi i tij, Auguste Poulet-Malassis, i cili, sëbashku me mikun Arthur Stevens, në prillin e vitit 1866, shkon që të marrë poetin në shtëpinë e kurimit në Bruksel, ku është shtruar prej një hemiplegjie që e ka goditur një muaj më parë, gjatë një vizite në kishën Saint-Loup në Namur. Një kishë jezuitësh, “mrekulli e keqe dhe vlefshme”, një përjashtim i Belgjikës së urryer të mërgimit…


 

Leave a Reply