skip to Main Content

Kultura është mënyra si e kalojmë kohën, mes hipokrizive. Mbi “Shënimet për vdekjen e kulturës”, të Vargas Llosas

Screen Shot 2015-08-23 at 6.01.34 PM

… Më tej, Vargas Llosa shton: “Sot, kuzhinierët dhe stilistët gëzojnë famën që dikur e kishin shkencëtarët; boshllëku që është lënë pas prej mungesës së kriticizmit, është mbushur prej reklamave; Sot… njerëzit zakonisht luajnë sport, në dëm të, dhe jo në vend të, aktiviteteve intelektuale; Sot, konsumi në masë i marijuanës, kokainës, ekstazisë, heroinës etj., është një reagim ndaj një mjedisi shoqëror, i cili i shtyn burrat dhe gratë drejt kënaqësisë së shpejtë dhe të kollajtë”…

… Rreth një javë para se të botohej “Shënime për vdekjen e kulturës”, Vargas Llosa la bashkëshorten e tij prej 50 vjetësh për Isabel Preyslerin, një spanjolle e lindur në Filipine, modele dhe ish mbretëreshë e bukurisë, e njohur si Perla e Manilës, si dhe ish bashkëshorte e Julio Iglesiasit. Vargas Llosa e shpalli marrëdhënien e tyre në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, dhe ia shiti fotografitë dhe historinë ekskluzive revistës “Hola!” për 850 mijë Euro. Titulli im i preferuar ishte: “Nëna e Enrique Iglesiasit, sapo prishi martesën e Fituesit të Cmimit Nobel Mario Vargas Llosa, 79 vjeç”. Që kur plasi skandali, shifrat e lexuesve të tij janë rritur, në anglisht dhe në spanjisht, në të vetmin Amazon për të cilën duket se njerëzve u bëhet vonë. Kultura është mënyra se si ne e kalojmë kohën mes hipokrizive….

 

Leave a Reply