skip to Main Content

FBI, dosje për Gabriel García Márquez

marquez

24 vjet survejim për shkrimtarin e “100 vjet vetmi”

“Washington Post” ka raportuar se në vitin 1961, nën udhëheqjen e J. Edgar Hoover, FBI hapi një dosje konfidenciale mbi Gabriel García Márquez, në atë kohë 33-vjeçar; autori kolumbian që më vonë do të shkruante kryeveprat e letërsisë botërore “Dashuri në kohërat e kolerës”, “100 vjet vetmi” dhe vepra të tjera të realizmit magjik.
Byroja federale ndër vite mblodhi informacione mbi tashmë të ndjerin Marquez. Survejimi ndaj tij zgjati për plot 24 vjet, edhe pasi shkrimtari u bë i njohur ndërkombëtarisht dhe u nderua edhe me një Nobel në Letërsi.
Pas kërkesës së “Washington Post”, FBI nxori 137 faqe të dosjes, por për arsye ende të panjohura nuk u lejuan 133 faqet e para të dosjes. Dokumentet e dosjes zbulojnë se agjentët e FBI-së ngacmonin shpesh anglishten e varfër të shkrimtarit kolumbian. Në dosjen e bërë publike nuk kuptohet arsyeja e interesit të FBI-së ndaj autorit, por spekulohet se survejimi mund të ketë ardhur për arsye të pikëpamjeve të tij të majta dhe miqësisë me diktatorin kuban Fidel Kastro.
Nën drejtimin e Hoover, FBI survejoi disa shkrimtarë, përfshirë Ernest Hemingway and John Steinbeck.