skip to Main Content

“Komedia është ‘ilaç’ për veset e njerëzve”. Urtësia e Molierit

Screen Shot 2015-09-18 at 23.21.37

Sa më e madhe të jetë pengesa, aq më e madhe është lavdia kur e kapërcen atë

Pemët që rriten më ngadalë, prodhojnë frutat më të mira

Detyra e komedisë është që të korrigjojë njerëzit, duke i argëtuar

Të shkruarit është si prostitucioni: Në fillim e bën për dashuri, dhe pastaj për disa shokë të ngushtë, dhe në fund për para

Një njeri i mencur është superior ndaj cdo fyerje që mund t’i bëhet, dhe përgjigja më e mirë ndaj sjelljes së paturp është durimi dhe përmbajtja

Urrejtja e paarsyeshme është rruga e drejtpërdrejtë drejt gabimit

Nëse e shtyp dhimbjen më shumë se sa duhet, ajo fare mirë mund të dyfishohet

Njeriu duhet që të hajë për të jetuar, jo të jetojë për të ngrënë

Njerëzit nuk e kanë problem të jenë të këqinj; por ata nuk duan asnjëherë të jenë qesharakë

Preferoj më mirë një ves të kënaqshëm, se sa një virtut të mërzitshëm

Sa më shumë që i duam shokët tanë, aq më pak ua bëjmë qejfin

Nga të gjithë zhurmat që njeh njeriu, opera është më e kushtueshmja

Tërbohem kur jam gabim, atëherë kur e di që kam të drejtë

Nga të gjitha marrëzitë, asnjëra nuk është më e mirë, se sa të duash që ta bësh botën një vend më të mirë

Duke qenë se qëllimi i komedisë është që të korrigjojë veset e njerëzve, nuk shoh arsye që dikush të përjashtohet

Disa prej librave më të famshëm, janë ata që më pak vlen të lexohen. Fama e tyre qëndron në faktin që, kanë bërë dicka që duhej bërë në kohën e tyre. Puna është bërë dhe librit i ka skaduar koha

Leave a Reply