skip to Main Content

Kur Xhejms Xhojsi nuk botonte dot “Uliksin”

Screen Shot 2015-09-10 at 09.27.25

Dy letra të shkruara me dorë nga Xhejms Xhojsi, në të cilat shkrimtari i njohur irlandez ankohej për vështirësitë që po haste për të gjetur botues për atë që do të bëhej kryevepra e tij, “Uliksi”, janë shitur në Amerikë për gati dhjetëfishin e çmimit fillestar.

E shkruar më 1 nëntor 1918, në letrën e parë Xhojsi falënderon dikë që besohet të ketë qenë admirues i krijimtarisë së tij.

“Faleminderit për fjalët e mira për librin tim, “Uliksin”! Nëntë pjesë janë shtypur në “Little Review”, por fatkeqësisht nuk po gjej dot një botues”,- shkruan Xhojsi, cili shton gjithashtu se shkak është bërë edhe një sëmundje e syve që kishte prekur atë vit.

Kjo letër dhe një tjetër e shkruar më 1 qershor 1919 u blenë nga një koleksionist për rreth 25 mijë dollarë.

Letrat janë shkruar gjatë një periudhe interesante në jetën krijuese te Xhojsit, i cili po mundohej ta përfundonte “Uliksin” ndërsa përballej edhe me problemet e rënda me sytë.

Ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë britanikë, Xhojsi e pati më të lehtë ta botonte veprën e tij në Francë, ku gjërat e konsideruara të turpshme në Britani ose anashkaloheshin ose nuk kuptoheshin fare./Botimeshqip

Leave a Reply