skip to Main Content

Letra e djegur

letra e djegur

Oh, lamtumirë, o letër! Ajo më porositi …
Sa po më dridhet dora tani prej dhembshurisë!
Si mund t’i djeg gëzimet që më kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurisë!
Jam gati, nuk më tundet më zemëra në gji.
O flakë, flak’ e etur, çdo fletë digje ti …
U ndezën … flakëruan … i jeshtur tym’ i lehtë,
Përdridhet e me lutjet e mia larg humbet,
As vulëza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja, po shkrin, po zjen … O Zot! O Zot!
U dogj së fundi letra, u nxi në të çdo fletë!
Të shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbën e lehtë.
Dhe zemra më rreh brinjët me vrull. I shtrenjt’o hi.
O ngushullim i vetëm i fatit tim të shkretë,
Të paktën ti mos ikë prej shpirtit tim të zi …

Pushkin