skip to Main Content

Sekreti i fundit i Den Braunit

Screen Shot 2015-09-17 at 09.21.58

Kundërvënia mes fesë dhe shkencës, që iu kultivua që në familje. Metoda sokratike e shkollës ku studoi. Dëshira për të depërtuar në të fshehtat e historisë…

Librat e tij kanë shitur mbi 200 milionë kopje në mbarë botën, dhe janë përkthyer në plot 52 gjuhë. “Kodi i Da Vinçit” me 80 milionë kopje, është në mesin e 10 romaneve më të shitura të të gjitha kohërave. Përshtatja e tij si film kinematografik, pati 750 milionë dollarë të ardhura, dhe ishte ndër më të shikuarit, në mesin e atyre të interpretuar nga fituesi i Çmimit Oskar, Tom Henks.

Pas “Engjëj dhe djaj” në vitin 2009, filloi pritja për filmin e ri, bazuar tek romani “Ferri”, xhirimet e të cilit përfunduan disa javë më parë në Firence. Po cili është sekreti i suksesit të Den Braunit? Dhe pse romanet e tij, përveçse kanë bërë për vete publikun e gjerë, përfundojnë gjithmonë në qendër të polemikave të ashpra?


Leave a Reply