skip to Main Content

Gjeli

gjeli

Shpend diellor, atribut i të gjithë zotave të diellit, përveç atyre skandinavë e keltë.
Si i tillë, gjeli ndër shqiptarë gëzon namin e një krijese shumë të fuqishme kundër të gjithë shpirtërave të këqinj (demonëve), të cilët zhduken, sapo ai këndon. Për këtë arsye shëmbëlltyra e tij ka shërbyer gjithnjë si apotropeion, me anë të cilit njeriu mund të mbrohet nga të gjitha të këqijat.
Veç kësaj, ai është edhe një barometër i pagabueshëm: po këndoi mbrëmanet, do të prishet koha se s’bën, ose do të vijnë lajme me rëndësi në mëngjes.

Nga “Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare”