skip to Main Content

Rituali i Gustav Floberit: Puna, mënyra më e mirë për t’u arratisur nga jeta

Screen Shot 2015-10-01 at 08.49.59

Gustav Flober (1821-1880) filloi të shkruante romanin “Madame Bovari” në shtator të vitit 1851, menjëherë pas kthimit në shtëpinë e nënës së tij në Croisset, Francë. Ai kishte kaluar dy vitet e mëparshme jashtë vendit, duke udhëtuar nëpër rajonin e Mesdheut. Ky udhëtim i gjatë, duket se e kënaqi dëshirën e tij rinore për aventurë dhe pasion.

Tanimë i turpëruar prej ditëlindjes së tij të 30 – ai gjante tashme me një burrë të moshës së mesme, me një bark të madh dhe flokët që po i thinjeshin shpejt- Flober ndjehej i aftë për disiplinën e nevojshme që kërkonte shkrimi i librit të tij të ri, e që do të kishte një subjekt të thjeshtë që iu nënshtrua një stili rigoroz dhe kërkues në prozë.

Vepra i shkaktoi që në fillim probleme. “Mbrëmë fillova romanin tim”-i shkruante ai korrespondentes së tij afatgjatë dhe të dashurës, Luiz Kole. “Tani unë parashikoj vështirësi të tmerrshme përsa i përket stilit. Nuk është një punë e lehtë”. Për t’u përqëndruar, Floberi krijoi një rutinë të rreptë, që e lejoi atë të shkruante për disa orë çdo natë. Ai hutohej lehtë nga zhurmat gjatë ditës, por edhe nga përmbushja e disa detyrimeve themelore familjare.

Floberi zgjohej në orën 10 çdo mëngjes dhe i binte ziles për shërbëtorin, i cili i çonte gazetat, postën, një gotë me ujë të ftohtë, dhe i mbushte llullën me duhan. Zilja shërbente edhe si njoftim për pjesën tjetër të familjes, që duhet të flisnin me zë të ulët, në mënyrë që të mos shqetësonin shkrimtarin gjumash.

Pasi Floberi kishte lexuar letrat që i kishin ardhur, pinte ujë, një copë herë duhan dhe pastaj njoftonte nënën e tij të vinte në ulej në shtrat pranë tij, për një bisedë intime, deri ai të vendoste të ngrihej.

Banja mëngjesore e tij përfshinte një dush shumë të nxehtë, e shoqëruar më përdorimin e ujit tonik për të ndalur rënien e flolëve. Ai bashkohej pjesës tjetër të familjes rreth orës 11. Nuk pëlqente të punonte me stomakun plot, kështu që hante lehtë.

Më pas të gjithë dilnin për një shëtitje, shpesh duke ngjitur një kodër prapa shtëpisë. Pasdreke i jepte mësime mbesës së tij me probleme fizike, Karolin, ndërsa në mbrëmje fillonte të shkruante sërish.

Përkulur mbi tryezën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes flinte, “vetmitari i Croisset” u përpoq të krijonte një stil të ri në prozë, të zhveshur nga të gjitha stolitë e panevojshme dhe emocioni i tepruar, në favor të realizmit të pamëshirshëm të transmetuar pikërisht me fjalët e duhura.

Praktika e fjalë pas fjale dhe fjali pas fjalie, u dëshmua të ishte tepër e vështirë:Ndonjëherë nuk e kuptoj pse krahët e mi nuk bien nga trupi për shkak të lodhjes, dhe pse truri im nuk shpërbëhet. Unë bëj një jetë të rreptë, të zhveshur nga çdo kënaqësi e jashtme, dhe mbështetem vetëm tek një furi e përhershme, që nganjëherë më bën të derdh lotë dobësie, por kurrë nuk dorëzohem.

Unë e dua punën time me një dashuri që është e furishme dhe  çoroditëse, ashtu si një asket e do rripin e tij të ashpër pavarësisht gërvishtjeve në bark. Ndonjëherë, ndihem bosh, kur fjalët nuk vijnë, kur nuk kam shkruar ende një fjali të vetme, pasi kam grisur faqe të tëra, lëshohem mbi shtratin dhe qëndroj aty pa fund, i zhytur në një moçal dëshpërimi, e urrej dhe fajësoj veten për këtë të krenari të çmendur, që më bën të regëtij pas një perbindëshi. Çerek ore më vonë, gjithçka ka ndryshuar; zemra ime është e mbushur me gëzim.

Shpesh ai ankohej për progresin e ngadaltë të veprës. “Bovari nuk po ecën si duhet:dy faqe në një javë! Ndonjëherë jam aq i shkurajuar, sa më shkon mëndja të hidhem nga dritarja”. Por, gradualisht, faqet filluan të shtohen. Të dielave, miku i tij më i mirë, Lui Builie, e vizitonte dhe lexontë me zë të lartë faqet që Floberi kishte shkruar gjatë javës.

Së bashku ata do të korrigjonin mbi dhjetra e madje qindra fjali, derisa të ishin ato të duhurat. Sugjerimet e Builie dhe forcimi i besimit tek Floberi, e ndihmuan këtë të fundit të qetësojë nervat për një tjetër javë rraskapitëse të ngadaltë dhe torturuese.

Kjo luftë e përditshme monotone vazhdoi, me pak përjashtime, deri në qershor 1856, kur pas gati 5 vitesh punë, Floberi ia postoi më në fund dorëshkrimin botuesit të tij. Dhe pavarësisht sesa vështirësi kishte ky profesion, në shumë aspekte kjo ishte jeta ideale për Floberin. “Në fund të fundit”- shkroi disa vjet më vonë, “puna është ende mënyra më e mirë për t’u arratisur nga jeta!”/Bota.al

This Post Has One Comment
  1. Pasi pata lexuar romanin, perkundra se me pelqeu pa mase stili, e urreja shkrimtarine per pashpirtesine te shfaqur ndaj Ema-s dhe bashkeshortit te saj. ,,Nje qeniejeje aqe te brishte e aqe nevojtare te jete e dashuruar” t’i jap nje jete e nje epilog aqe te trisht[. Skandaloze”. Dhe gjate kam qene i preokupuar me romanin, personazhet, kohen kur eshte shkruar dhe e trajtoj fat timin qe lexova nje nga kryeveprat e letersise boterore.

Leave a Reply