skip to Main Content

Rituali i Samuel Beketit: Errësira, muza ime e përhershme

Screen Shot 2015-10-05 at 13.42.38

Në vitin 1946, shkrimtari irlandez Samuel Beket 1906-1989) filloi një periudhë të dendur krijimtarie, të cilës më vonë do t’i referohet si “ajo e të rrethuarit në dhomë”. Gjatë viteve që do pasonin, ai do të jepte më të mirën e krijimtarisë së vet – romanet “Molloy” dhe “Malone vdes”, si dhe dramën absurd, e cila do ta bëjë të famshëm “Duke pritur Godonë”.

Pol Stratern, e përshkruan kështu jetën e Beketit “gjatë rrethimit”:Ajo shpenzohej kryesisht në dhomën e tij, i izoluar nga bota, i vënë ballë për ballë me demonët e tij, duke u përpjekur të shqyrtojë punën e mendjes së tij. Rutina e tij ishte kryesisht mjaft e thjeshtë.

Ai do të çohej nga gjumi rreth orëve e para të pasdites, gatuante vetë vezë të fërguara, dhe tërhiqej më pas në dhomën e tij për sa më shumë orë që të mund të përballonte. Pastaj do të dilte jashtë, dhe zakonisht i kalonte mbrëmjet e vona nga baret e Montparnasit, duke pirë sasi të mëdha vere të kuqe me çmim të lirë, duke u kthyer para agimit, ndërsa përpiqej gjatë që të mund të flinte.

Gjithë jeta e tij sillej rreth manisë thuajse psikotike për të shkruar. “Rrethimi” filloi me një epifani. Në një shëtitje natën vonë pranë portit të Dublinit, Beketi gjeti vetveten, duke qëndruar në fund të një skele në mes të një stuhie dimore. Mes erës ulëritëse dhe ujit që shkumëzonte, ai befas kuptoi se “errësira të cilën ai kishte luftuar për të mbajtur nën vete” në jetën dhe shkrimet e tij, dhe e cila deri atëherë nuk kishte arritur të gjente një audiencë ose përmbushte aspiratat – duhej në fakt, të bëhej burimi i frymëzimit të tij krijues. “Unë do të jem gjithmonë në depresion”- tha Beket “por ajo që më ngushëllon, është kuptimi se unë tani mund ta pranoj këtë anë të errët si pjesën komanduese të personalitetit tim. Duke e pranuar, do të bëj që ajo të punojë për mua”. /Bota.al

Leave a Reply