Toena sjell librin e ri – Kostandin Vogli – Treni i Jugut
… “Treni i Jugut” me qëndrimin ndaj hebrenjve spikat si një vepër letrare e mbështetur jo vetëm në një truall real ngjarjesh, por edhe në etnotipin dhe humanizmin e njohur të shqiptarëve. Me këtëvepër veç të tjerave autori Konstandin Vogli bëhet zëri i Shqipërisë që flet, sakrifikon dhe vihet nëmbrojtje të hebrenjve. Natyrisht përfshirja e dashurisë mes një vajze hebreje, Marthës, dhe shqiptarit Gjergj, si një linjë e dytë veprimi, qëndërkallet brenda linjës së parë: luftës, robërve dhe viktimave të saj; shënon njëherazi një prej arritjeve kryesore të veprës. Është arritje sepse Martha tëmbetet në kujtesë për feminitetin, delikatesën, bukurinë dhe tragjiken e vet dhe dashuria mes saj dhe shqiptarit Gjergj, një dashuri që nuk mbështetet në ethet e mishit dhe hormonet e testosteronit, në ereksion dhe harbim (sy me të cilin e shohin të tjerët Marthën, veçanërisht ushtarët e vendeve aleate). Përkundrazi dy dashuritë e saj: ajo e oficerit nazist, majorit Gerard, megjithëse e njëanshme, pasi Martha e respektonte ndjenjën e tij dhe përfitoi prej saj, por nuk iu përgjigj dhe nuk mund t’i përgjigjej asaj, pasi nuk mund të ngrihej mbi etnotipin e vet hebre, dhe as nuk mund të tregohej mosmirënjohëse. Ndërsa në dashurinë e dytë mes Marthës dhe Gjergjit kemi një lidhje të mbështetur jo vetëm në bukurinë fizike, por kryesisht një lidhje të bukur shpirtërore. Mirëpo ky qëndrim romantizues në këtë linjë veprimi nuk mund ta shpjegojë as urrejtjen dhe masakrën gjermane veçanërisht ndaj çifutëve dhe as mbrojtjen që gjetën ata në Shqipëri dhe mes shqiptarëve. Romancieri ka dhënë thelbin e etnotipit shqiptar: besën, mikpritjen dhe humanizmin e njeriut shqiptar në përgjithësi, dhe mbase intuitivisht ka mundur të hedhë më tepër dritë në raportet shqiptaro-hebraike, në shtresëzimin hebraik në kulturën shqiptare…