skip to Main Content

Disa nga botimet e fundit

vajza-ne-tren

Mrekullia”, “Vajza në tren”, “Treni i jugut”, “Trembëdhjetë arsye pse”, “Grei”, “Çdo ditë nga dhjetë minuta” – janë vetëm disa nga titujt që shtëpitë botuese kanë hedhur në treg këto ditë. Vjeshta përfundimisht është periudha me numrin më të madh të botimeve. E kuptueshme duke marrë parasysh se në këtë periudhë prej vitesh mbahet panairi i librit, që pavarësisht rezervave të secilit për mënyrën e organizimit dhe marketimit mbetet sërish një nga ngjarjet më të mëdha dhe të rëndësishme të vitit sa i përket botimeve.

Për t’u njohur me botimet më të fundit – dhe jo vetëm – ju ftojmë të hapni faqen tonë, ku do të gjeni informacione mbi libra, autorë e përkthyes. Dhe nëse ju pëlqen ajo që shihni e lexoni, mjafton një klik dhe ne jua sjellim librat në shtëpi.
Fundjavë të mbarë të gjithëve! Dhe një këshillë: më shumë libra e më pak televizor – që me programacionin e medias tonë përkthehet politikë. Na besoni, ju bën mirë për shëndetin mendor.
http://www.botimeshqip.com/