skip to Main Content

FRANC KAFKA / 100 vite “Metamorfozë”

Screen Shot 2015-11-29 at 09.30.17

Ndoshta një nga veprat më të novatore të shekullit XX-të, “Metamorfoza” e Franc Kafkës ka kremtuar 100-vjetorin e saj. Le të hedhim një vështrim mbi origjinën, implikimet dhe ndikimin e saj

Nga Micah White

Një tipar fatkeq i letërsisë, është prirja e saj për t’u bërë më e reduktuar me kalimin e kohës. Në mendje dhe ndonjëherë edhe në librari, vepra të mëdha letrare paraqiten shumë shpesh si variante të shkurtuara të tyre:Mobi Dik si gjuetia e një detari (në vend të një eksplorimi metafizik prej 900 faqesh), Aventurat e Hakëlber Finit si një udhëtim argëtues ( në vend të një investigimi mbi shoqërinë amerikane dhe çështjet racore të shekullit XIX-të), apo Frankenshtajni si një triller fantashkencor (më tepër sesa një meditim lirik mbi etikën shkencore, vetëdijen, dhe vullnetin e lirë).

Mjerisht, por diçka e parashikueshme, edhe “Metamorfoza” e Franc Kafkës po plaket, ndaj dhe bie ndjeshëm në një kurth të tillë. Padyshim, novela është një nga veprat më novatore të shekullit të XX-të, dhe ndonëse ajo është studiuar rregullisht nga studentët e universitetit, temat dhe rëndësia e saj për shoqërinë moderne, janë shpesh të panjohura për publikun e gjerë…

Leave a Reply