skip to Main Content

Kokteje me “shije” nga letërsia klasike

Koktejet më të mira gjithmonë kanë një histori pas tyre. Akoma më mirë nëse ndodh të jetë një krijim i njohur në letërsi.
I kam admiruar gjithmonë njerëzit me ide dhe guxim të shkojnë pas tyre. Prej vitesh në të gjithë botën janë hapur kafenetë letrare: aty ku mund të lexosh një libër të mirë ndërsa rrufit kafenë apo çajin. Disa ambiente të tilla të këndshme i kemi edhe në kryeqytet.
Megjithatë, dje lexova një shkrim interesant në të përditshmen amerikane “Washington post”. Nga mbrëmë, një pronare lokali ka nisur shërbimin e “koktejeve letrare”, çdo të premte e të shtunë. Çdo javë, Shantal – që është edhe një bariste me eksperiencë – do të zgjedhë një autor të preferuar të saj dhe do të krijojë një meny pijesh bazuar në librat e këtij autori.
Këtë javë ajo kishte zgjedhur Ernest Heminguej dhe meqë të shtunën ishte Dita Ndërkombëtare e Shampanjës, të gjitha koktejet do të përmbanin një përbërës që shkakton flluska.
Fundjavën tjetër, meqë është java e Halloween, shkrimtari që ka zgjedhur Shantal është Edgar Allan Poe. Të gjithë klientët e këtij bari mund të marrin një pije, të zgjedhin një libër dhe të rehatohen. Problemi i vetëm është, çfarë shije mund të kenë koktejet në nder të veprës së Poe-s.
Pak të hidhur, ma merr mendja.
botimeshqip.com