skip to Main Content

Nga Narnia në tokën e mrekullive

kuriozitete

Nga Narnia në tokën e mrekullive dhe çdo vend midis
Disa nga vendet më fantastike ku na ka çuar letërsia Comments

Letërsia ka fuqinë të na transportojë në vende e botë të ndryshme. Ndonjëherë këto botë ngjajnë me tonën, por herë të tjera janë vende që të lënë pa frymë, që kapërcejnë edhe imagjinatën më të çmendur. Le të shohim disa prej tyre.

Mordor nga “Zoti i unazës” – J.R.R. Tolkien
Lëvruesit e zhanrit të fantazisë si George R.R. Martin i detyrohen fantazisë së mjeshtrit origjinal J.R.R. Tolkien. Gati të gjitha vendet e të ashtuquajturës Tokë e Mesme janë krijime fantastike, por asnjë nuk i afrohet Mordorit të errët, i rrethuar nga male të lartë.

Narnia nga “Kronikat e Narnias” – C.S. Lewis
Në “Kronikat e Narnias” përfshihen edhe vende të tjera fqinje me elemente po aq fantastike, por Narnia merr vëmendjen e merituar. Lewis ka ndërtuar Narnian perfekte me një peizazh të mrekullueshëm, për të cilin në fakt është frymëzuar nga vendlindja e tij, Irlanda.

Toka e Moskurit – Peter Pan – J.M. Barrie
Është ishulli i Piter Panit, fëmijës që nuk rritet; është vendi magjik që i ka të gjitha: piratë, sirena, zana, ç’të doni. Një peizazh për të cilin fantazia e autorit nuk është kursyer.
Shangri-La nga “Horizonte të humbura” – Xhejms Hilton

Në librin “Horizonte të humbura”, Shangri-La është një vend në një luginë të Azisë së Mesme. Është një vend mistik, ku njerëzit bëjnë një jetë të gjatë, në paqe me njëri-tjetrin. Nuk është çudi që Shangri-La është kthyer në një sinonim për parajsën në tokë.
Kështjella e dragoit në “Gjueti fronesh” – George R.R. Martin
Martin ka ndërtuar një botë të tërë të ndryshme nga e jona. Kështjella e dragoit, megjithatë, mund të jetë një nga krijimet më interesante të tij.

Toka e mrekullive nga “Liza në botën e çudirave” – Lewis Carroll

Emri i thotë të gjitha. Toka e mrekullive është vendi më klasik i letërsisë fantastike. “Liza…” është libri klasik i mrekullive. Një botë e tërë e ndërtuar me imagjinatë.

Elona Qose