skip to Main Content

“Një grua” – Hajnrih Hajne

nje grua

Ata u deshën me afsh e zjarr,
Ajo – çapkëne, ai – kusar.
Kur ai ndonjë mufke ia veshte,
Ajo kërcente në shtrat dhe qeshte.

Ditën shkonin për bukuri,
Natën ajo flinte mbi gjoksin e tij.
Kur e futën në burg atë, ajo s’reshtte,
në dritare qëndronte dhe qeshte.

Ai i shkruante: Oh, eja këtu
Se më merr malli kaq fort për ty.
Ty të thërres se do vdes” – i theshte,
Ajo tundte kokën dhe qeshte.

Në orën gjashtë ai u var.
Në orën shtatë e kallën në varr.
Në orën tetë, ajo që e deshte,
Pinte verë të kuqe dhe qeshte.

Hajnrih Hajne