Degustori – Humor
Degustori (shijuesi) i verërave i një prodhuesi të famshëm vdes dhe kompania njoftoi hapjen e konkursit për vendin vakant. Në intervistë u paraqit dhe një tip zhulsi, me pamje sarhoshi. Pronari nuk e nxirrte dot jashtë, por mendoi se me pyetjet e bëra do ta hiqte qafe.I dhanë gotën e parë të verës për degustim.
– Muscat, trevjeçar rrushi nga veriu i vendit, i ruajtur në kuti çeliku. Cilësi e dobët, por i pranueshëm, u përgjigj pijedashësi.
– Saktë, tha pronari. Provo dhe këtë tjetrën !
– Cabernet, 8 vjeçar nga rrushi i jug-perëndimit, i ruajtur në fuçi me dru ahu, i maturuar në 8°C. Po të maturohej dhe 3 vjet të tjerë do të kishte rezultate edhe më të mira.
– Saktë, përsëriti pronari. Provo dhe gotën e tretë !
– Pinot i Bardhë, i shampanjë, i cilësisë së lartë dhe ekskluziv, shpjegoi qetësisht pijedashësi.
Pronari mbeti i habitur. I bëri shenjë sekretares dhe diçka i pëshpëriti në vesh. Kjo doli dhe u kthye sërish me një gotë me urinë.
Pijedashësi e shijoi …
-Bjonde, 26 vjeçare, në muajin e tretë të shtatzanisë. Nëse nuk më merrni në punë do të tregoj dhe kush është babi i fëmijës.
(E përkthyer nga Litiu Tatiana )