Panairi i librit
Nis sot në Pallatin e Kongreseve panairi i 18-të i librit “Tirana 2015”, i cili do të presë dashamirësit e librit deri në datën 15 nëntor.
I cilësuar si ngjarja më e madhe kulturore, edhe këtë vit shtëpitë botuese kanë zgjedhur këtë periudhë për të hedhur në treg disa nga titujt më të mirë të vitit, si nga shkrimtarë shqiptarë ashtu edhe të huaj. Një sërë aktivitetesh janë parashikuar gjatë këtyre ditëve, përfshirë edhe promovimin e disa prej botimeve të reja. Për të gjithë të interesuarit, sot në orën 13:00 bëhet promovimi i librit “Shpërngulja e të vdekurve” nga Kim Mehmeti, ndërsa pasdite në orën 17.00 në stendën e Toenës diskutohen librat ““Mërzia” dhe “Konformisti”, me autor Alberto Moravia.