“Romeo e Xhuljeta” nën ritmet e hiteve pop
Nga 16 marsi deri më 22 mars, anglezët kujtojnë një nga personalitetet më të mëdhenj në historinë e tyre, Shekspirin. Në të gjithë Anglinë, gjatë Javës së Shekspirit, po vihen në skenë disa nga pjesët më të njohura të tij.
Në një nga teatrot e Londrës, një kompani baleti ka vënë në skenë të adaptuar historinë më të famshme të dashurisë. Me një miksim të shekullit të 17-të dhe kohës moderne, “Romeo e Xhuljeta” vjen me një balet inovativ dhe me një përzierje bazash muzikore, nga Vivaldi, te Jay Z dhe Lady Gaga.