skip to Main Content

Tek ky bar – Meri .

f0a56a4de65e4c6eb82db859c469e4ce

Tek ky bar,

tek kjo tavoline,

ne kete ndenjese te ngrohte,

nen kete abazhur te kalter,

para qenies tende,

betohem kam ftohte…

Te betohem para kesaj gote,

se kam thene genjeshtra sonte…

Se nuk jam une ajo guximtarja

qe nis betejat pa u menduar shume,

Apo ai komandanti legjendar

qe shtiret se gjithmone fiton,

Nuk jam as ushtari trim qe sulmon i pari,

nuk jam askund neper faqe heronjsh,

Nuk kam askund ndonje lapidar,

per zemrat qe kam vrare…

Jam kjo qe jam,

pa drite por e ndricuar,

kur rrefej se sot,

kam ulur mbrojtjen…

…me koshience te plote.

 

Nga Meri