skip to Main Content

Testamenti – John Grisham

The_book_cover_of_The_Testament (1)

John Grisham, i njohur në të gjithë botën me librat e tij triller, nisi të shkruante kur, ndërsa ushtronte funksionin e avokatit, dëgjoi në gjykatë dëshminë e një vajze 12-vjeçare, e cila ishte dhunuar dhe përdhunuar. Historia e vogëlushes, që dëshmonte para jurisë, e shtyu Grisham të niste romanin e tij të parë, ku mes të tjerash analizon se çfarë do të ndodhte nëse babai i vajzës do t’i kishte vrarë dhunuesit.

Grisham iu deshën tre vjet për të përfunduar librin e tij të parë, “Kohë për të vrarë”.

Dhe meqë jemi te Grisham, “Testamenti” është libri që bleva dje, në origjinal. Kam lexuar disa nga romanet e Grisham. I pari ishte libri “Klienti”, që e lexova me një frymë. Më pëlqen ky lloj trilleri ligjor e politik.