skip to Main Content

Vetem nuk shpeton kush

margaret

Ndjeshmëria, si një paradhënie e dhimbjes. Kushedi sa vite të tjerë do të mbeten në jetë, larg njëri-tjetrit. Edhe ata një ditë do të jenë si ata pleqtë në tavolinen matanë. Kur fëmijët t’u rriten. Sa shumë duhet pritur? Do të ritakohen në ndonjë festë diplome. Atëherë do të përkulen të dobët të dëgjojnë zërin e të birit, që ka mësuar t’i flasë botës në vend të tyre më mire sesa ata. Do të përqafohen disi të prekur. Atë ditë, më në fund, do të kenë harruar erën e afërsisë dhe urrejtjen. Nuk do t’u kujtohet më trupi që kanë tani para syve. Do të kenë vendosur intimitete të reja, inate të reja. Do të kalojnë pranë butësisht, si mish i pastruar nga tragjedia e dashurisë. Asnjë tension, asnjë fërkim, asnjë tronditje e dhimbshme…
Nga libri “Vetëm nuk shpëton kush” – Margaret Mazzantini