Vizatimet e çuditshme të Viktor Hygos
Viktor Hugo shkroi poezi, romane dhe drama – më shumë se mjaftueshëm – por pak e dinë që shkrimtari francez kishte pasion vizatimin dhe jo vetëm kaq, por gjatë gjithë jetës realizoi 4 mijë vizatime. Hygo ishte një piktor eksperimental, duke vizatuar ndonjëherë me dorën e majtë dhe pa i hedhur sytë në telajo. Kur nuk i mjaftonte boja, përdorte blozë, hi, madje edhe llum kafeje. Hygo nuk i publikoi kurrë vizatimet e tij, sepse nuk donte të tërhiqte vëmendjen nga projektet e tij si shkrimtar. Kështu që ai vizatonte vetëm për miqtë dhe familjarët.
I biri, Çarls, ka shkruar mbi pasionin e të atit për vizatimin:
“Nëse kishte letër e bojë mbi tavolinë, ai ulej dhe pa asnjë koncept të parapërgatitur niste të vizatonte me një dorë të sigurt. Nuk kishte ndonjë ide të qartë, ishte thjesht proces, derisa arrinte në kompozimin përfundimtar me një saktësi gati fotografike. Në fund, kërkonte një filxhan kafeje dhe e përfundonte peizazhin me një spërkatje të lehtë kafeje. Rezultati shpesh ishte i çuditshëm, por i fuqishëm, duke i bërë skicat e tij kaq personale”.
Elona Qose