skip to Main Content

Europa dhe profecia e J. G. Hahn…

Ludovico_lipparini

(Nga cikli “Copëza të historisë shqiptare”)

Fuqitё e mёdha europiane (Franca, Anglia, Rusia, Gjermania) pasi detyruan  Perandorinё Otomane nё vitin 1829 tё njihte krijimin e njё shteti qё nxituan ta pagёzonin me emrin “Greqi”, tё pranonte pavarsinё e kёtij  shteti nё vitin 1830, kurorёzuan edhe njё princ bavarez si mbret tё tij nё vitin 1832. Qindra ekspertё të fushave të ndryshme të qeverisjes dhe administrimit të një shteti, e shoqёruan mbretin e ri nё udhёtimin drejt mbretёrisё qё mbarte emrin magjepёs “Greqi”. Atdheut tё Pitagorёs, Platonit, Eskilit, Leonidёs dhe Themistokliut…

Udhёtim ky qё nё gazetat europiane do tё krahasohej plot epos dhe mallёngjim  me udhёtimin e Argonautёve. Por a ishte vёrtet Greqia, Greqi?

Pra njё vend i populluar nga njerёz qё flisnin gjuhёn e banorëve të Greqis antike?

Midis këtyre qindra  ekspertëve shtetformues qё shoqёruan mbretin bavarez drejtё mbretёrisё tё sapo pagёzuar Greqi, bënte pjesë edhe doktori në drejtësi J. G. Hahn. Ashtu si tё gjithё ekspertёt e tjerё evropianё qё ju bashkangjitёn misionit tё mbretit bavarez pёr tё formuar shtetin e ri edhe J. G. Hahni do tё vёrente me habi se ajo, gjuha greke që flitej në Greqi, nuk ngjasonte aspak me greqishten antike që  mësohej në shkollat evropiane.  Kjo habi e parё do tё pasohej nga njё e dytё akoma mё e madhe. Gjuha mё e pёrdorur nga popullsia e shtetit tё ri ishte njё gjuhё tjetёr, krejt e ndryshme nga kjo e para qё quhej greke edhe pse nuk ngjante aspak si e tillё. Kjo i pёrkiste njё populli tё quajtur shqiptar tё cilit i pёrkisnin edhe luftёtarёt mё tё paepur dhe prijёsit kryesorё tё kryengritjes antiturke qё gazetarёt europianё e kishin quajtur “greke”, por që tashmë askush nuk ishte më i sigurtë, nëse ishte e drejtë të vazhdonte të  cilësohej si e tillë…

 

“Sot Atika, Magara, Beotia, Eubeja e Jugut, Argolisi dhe Korinthi kanë vetëm banorë shqiptarë… Ndër ishujt Hydra, Specia, Poros dhe Salamisa  banohen vetëm nga shqiptarë dhe në këto vende përpara kryengritjes greke, asnjë grua nuk dinte greqisht. Kjo shpjegon se pёrse luftrat ndër dete u kryen vetёm nga shqiptarët, dhe arsyen qё sot gjuha e folur në flotën greke  është vetëm shqipja. Por edhe në kampet e kryengritjes në Tripolice dhe Athinë nuk flitej aspak vetëm greqisht, sepse elementi luftarak shqiptar merrte  pjesë edhe në betejat e tokës. Marko Boçari dhe Foto Xhavella ishin shqiptarë nga Suli, tё tillё janё edhe Grivat që janë po nga Suli, siç ishin shqiptarë edhe Kriziotët nga Eubeja e Jugut”. (J. G. Hahn. Studime Shqiptare. Kap, IV).

 

Por, ndërsa i gjendur përpara këtij problemi, ndoshta krejtësisht të pa parashikuar, mbreti i ri i ndihmuar nga këshillat e ekspertëve shtetformues europianë  dhe dhespotëve të Kishës së Krishtere Ortodokse, vendosi se nëse nuk  kishte një komb grek, zgjidhja më e mirë do të ishte ta formonin një  të tillë,  J. G. Hahn i apasionuar pas hulumtimit të historisë së popujve dhe gjuhëve qё ata flisnin, filloi të studionte historinë, zakonet dhe gjuhën e popullit të shqiptarëve. Shqiptarë të cilët, politika europiane e ndihmuar nga ajo e Kishës Ortodokse  vendosi t’i “qytetëronte” duke i kthyer në grekëfolës dhe në të tilla raste, ashtu si kishte ndodhur shumë herë në histori, dënimi për ata që nuk dëshironin të “qytetëroheshin” duke harruar kulturën, gjuhën dhe historinë e tyre ishte një dhe i vetëm…

Vdekja!

Në këtë përpjekje, apo më saktë, luftë kundër kohës për të memorizuar në kujtesën e historisë, qënësinë e  kulturёs dhe gjuhёs tё njё populli tё dёnuar me vdekje,  J. G. Hahn do të shkruante “Studime Shqiptare” (Jene, 1854). Krejtësisht i ndërgjegjshëm për pafuqishmërinë e tij për të  ndalur aksionin e dhunshëm politik, ekonomik, kulturor, demografik, që shteti i ri grek i ndihmuar me aq zell edhe nga Kisha Ortodokse kishte ndërmarrë për të “qytetëruar”, apo më saktë, për të “greqizuar” shqiptarët,   Hahni shkruan me dёshpёrim se…

 

“Tashmë shqiptarëve të Greqisë nuk i vjen mirë t’i quash shqiptarë, sepse  i ngjan njësoj, si t’i quaje barbarë. Ai e quan veten helen dhe mburret me këtë origjinë. Në shumë qytete të mëdha të Atikës, gratë kur shohin se pranë tyre po kalon në rrugë një i huaj, flasin  greqisht, dhe në Hydra, Specia dhe Salamis, mund të takosh sot vetëm pak vajza, që nuk dinë të flasin greqisht, megjithëse gjuha e familjeve të tyre është shqipja. Ky zhvillim po ecën kaq shpejt, sa nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, brenda tre brezave shqipja do të flitet vetëm ndër skajet më të veçuara të Greqisë  dhe brenda gjashtë brezave do të jetë zhdukur fare…”. (Studime Shqiptare. Kap, IV).

Nga largёsia e kohrave mund tё dёshmojmё se tashmё kjo “pjesё” e profecisё sё Hahnit ёshtё thuajse pёrmbushur. Shkruajmё “pjesё” sepse nё shkrimet e tij, Hahn, mё shumё se njёherё shpreh ndjenjёn dhe dyshimin se, harresa, zhdukja e kujtesёs sё kulturёs dhe gjuhёs sё shqiptarёve tё Greqisё, mё shumё se atyre vetё, do t’i shkaktonte njё dёm tё pazёvёndёsueshёm kujtesёs historike dhe kulturore tё Europёs. Do tё cungonte  njёherё e pёrgjithnjё identitetin  shpirtёror e tё qёnit dhe tё ndjerit europian. Se duke pranuar zhdukjen e kulturёs dhe gjuhёs sё shqiptarёve tё Greqisё, Europa po zhdukte njё pjesё tё vetvetes. Njё pjesё tё trupit  tё saj, pa tё cilёn, ndoshta nesёr, nuk do tё mund t’i mbijetonte  stuhive, sfidave tё historisё. Ishte pikёrisht kjo ndjesi, dyshim, qё nё kohё do tё shndёrrohej nё bindje, e cila e nxiti J.G. Hahn tё memorizojё nё rreshtat e “Studimeve Shqiptare” gjithçka qё mundi mblidhte mbi historinë, kulturën dhe gjuhën e popullit shqiptar, jo vetëm në Greqi por kudo që ai jetonte në Ballkan.

 

Bujar Kule