skip to Main Content

Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780 – E. J. Hobsbawm

12249923_959596130768603_3862597824807889795_n

Skeda e librit:

E. J. Hobsbawm
Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780
Përktheu: Bashkim Shehu
ISBN: 978-99943-1-841-1
Formati: 13 x 20
Faqe: 352
Çmimi: 1000 lekë

http://www.botimeshqip.com/histori-arkeologji/5639-kombet-dhe-nacionalizmi-qe-nga-1780-352.html

Vlerësime për librin

Trajtimi i shkëlqyer i E. Hobsbaumit për çështjen e nacionalizmit është një dëshmi tjetër për “figurën e tij kolosale … për aftësinë e tij të shkëlqyer e të pakundërshtueshme si historian dhe për prozën e tij me aq autoritet dhe aq të lexueshme”.
Ngjarjet e kohëve të fundit në Europën Lindore dhe në republikat sovjetike e kanë përforcuar më tej rolin qendror të nacionalizmit në historinë e evoluimit dhe të përmbysjeve politike. Ky libër jep një pamje të ngjeshur të këtyre ngjarjeve dhe të ndikimit të ndryshimeve dramatike që kanë ndodhur. Hartat e librit paraqesin kombësitë, gjuhët dhe ndarjet politike në Europë, gjatë shekullit XIX dhe XX.
“Duke dalë pikërisht kur reformat në Europën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik po kërcënohen nga nacionalizmi në rritje, trajtimi i E. Hobsbaumit vjen në kohën e duhur si një vepër e rëndësishme e bërë me mjeshtëri.”

Roy Porter, New Statesman and Society

“Autori jep një vështrim për gjithë skenën nga lartësia e pamjes historike, por, natyrisht, ai, si historian i madh që është, asnjëherë nuk mungon të na japë edhe hollësitë tërheqëse më thelbësore.”

Michael Foot, The Guardia

Pjesë nga libri

Sikurse e kam thënë, “kombi” dhe “nacionalizmi” nuk janë më terma të përshtatshëm për të përcaktuar, e ca më pak për të analizuar, entitetet politike si të tilla, madje as edhe ato ndjenja që dikur emërtoheshin në bazë të këtyre fjalëve. Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet. Do të ishte absurde të thoshim se tashmë kjo ditë është e afërt. Sidoqoftë, shpresoj që kjo, të paktën, të përfytyrohet. Tekembramja, pikërisht fakti se historianët kanë filluar të paktën të përparojnë në studimin dhe analizën e kombeve dhe të nacionalizmit të bën të mendosh se, ashtu si shumë herë të tjera, fenomeni e ka kaluar pikën e tij kulmore. Kukuvajka e Minervës, ajo që të sjell urtësinë, – thoshte Hegeli, – e fillon fluturimin në muzg. Është shenjë e mirë se tani po vërtitet përmbi kombet dhe nacionalizmin.

 

Nëse dëshironi të blini këtë libër klikoni këtu:

http://www.botimeshqip.com/histori-arkeologji/5639-kombet-dhe-nacionalizmi-qe-nga-1780-352.html