skip to Main Content

Dashuria e vërtetë

12615178_1009024882469147_1192902304644406724_o

Dashuria e vërtetë

Një djalë pyeti një plak te mençur: çfarë është dashuria e vërtetë?

Plaku u përgjigj : Shko në kopësht dhe më sill lulen më të bukur. Djali shkoi në kopësht dhe u kthye pas pak kohe me duart bosh.

E gjete? – pyeti plaku.

Djali tha : Gjeta një lule të bukur, por vazhdova të kerkoja duke shpresuar që të gjeja një tjetër akoma më të bukur. Më vonë e kuptova se ajo kishte qënë më e bukura dhe u ktheva pas ta merrja, por nuk e gjeta më.

Atëherë plaku i tha : Kjo është dashuria e vërtetë. Nuk e vlerëson kur ajo qëndron përballë teje, por e kupton sa e rëndësishme ishte vetëm pasi e ke humbur.