skip to Main Content

Eminesku-Veronika – një marrëdhënie dashuri/urrejtje

12400482_1001324819905820_7539159487065948097_n

Eminesku-Veronika – një marrëdhënie dashuri/urrejtje

(Veronika Micle ishte e dashura e Emineskut, me të cilën mbajti lidhje deri në fund të jetës. Dy muaj pas vdekjes së Emineskut, Veronika vrau veten me një dozë fatale arseniku)

*****
“Veronikë, e ëmbla ime Veronikë! Momentin që nuk do të më duash më… do të vdes. Ti më dhurove ditë të arta. Ti je Zoti tek i cili falem”…

*****
“Veronika, duhet ta dish se megjithëse të dua shumë, ndonjëherë të urrej. Pa ndonjë arsye, pa fjalë, vetëm sepse të imagjinoj duke qeshur me ndokënd dhe e qeshura jote për atë tjetrin nuk ka të njëjtën vlerë si për mua. Më çmend ideja se ndonjë tjetër mund ta prekë trupin tënd. Ndonjëherë të urrej sepse e di që ti zotëron joshjen me të cilën më magjepse. Unë mund të jem i lumtur përkrah teje vetëm nëse do të jetonim diku larg, larg njerëzve të tjerë, që askush mos të të shihte; mund të jem i qetë vetëm nëse do të mund të të mbaja në një kafaz zogjsh, ku vetëm unë do të mund të hyja”.

Mihai Eminesku