skip to Main Content

Këshilla për krijuesit e rinj

12439255_998213103550325_6451872510124999224_n

Këshilla për krijuesit e rinj

Asnjëherë nuk është fushë me lule për krijuesit e rinj, të cilët përveçse me veten duhet të konkurrojnë me tregun, me autorë që tashmë e kanë gjetur bazën e lexuesve të tyre. Përveç talentit, duhet patjetër punë, fat, kompromise dhe këmbëngulje. Mos u dorëzoni nëse dështoni një herë, provoni prapë dhe dështoni më mirë, derisa një ditë të mësoni nga to.
Sipas disa shkrimtarëve, krijuesit e rinj, nëse duan të jenë të suksesshëm, duhen të ndalojnë së shkruari për veten. Në vend që të shkruani librat që ju doni dhe t’u kërkoni të tjerëve t’i blejnë ata, gjeni se çfarë pëlqejnë njerëzit dhe shkruani për ato gjëra.
Është e rëndësishme për një shkrimtar të ri që të gjejë një mentor, një njeri që beson tek aftësitë e tij dhe që ta drejtojnë në krijimtari. Kështu, mos kini turp të kërkoni ndihmë. Gjeni një mësues që e respektoni, një autor me të cilin mund të mbani korrespodencë ose edhe bashkohuni në një grup me njerëz që lexojnë, ku të ndani krijimet tuaja.
Lexoni shumë. Lexoni gjithçka që të mundni dhe që ju bie në dore. Mësoni stilin, strukturën e veprave që lexoni. Mos u shqetësoni nëse krijimet tuaja në fillim mund të ngjajnë disi me ato të një autori që vlerësoni. Me kohë do të fitoni origjinalitet.
Shkruani çdo ditë. Mbani një ditar, kur të hidhni të gjithë ngjarjet interesante. Nuk ka rëndësi se çfarë shkruani, thjesht praktikohuni. Shkrimi është si sporti, me praktikë vetëm sa përmirësohesh.
Ndaj, laps e letër, kompjuter apo telefon, nëse doni të bëheni shkrimtar, nisni të shkruani.