skip to Main Content

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

12548930_1002725149765787_1722703512736157502_n

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

Çfarë i bën imponues personazhet e një libri? Si të frymëzohesh nga idhujt pa humbur origjinalitetin? Si të mësosh nga dështimet dhe të kesh kurajën të vazhdosh ëndrrën? Disa shkrimtarë të njohur ndër vite nuk i kanë kursyer këshillat për më të rinjtë.

– “Përfundoje ditën para se të nisësh tjetrën dhe ndërmjet tyre lër gjithmonë vend për një gjumë të mirë” – Ralph Waldo Emerson.

– “Nis me një individ dhe shpejt do të kuptosh se ke krijuar një tip. Nis me një tip dhe shpejt do të kuptosh se nuk ke krijuar asgjë”,- F. Scott Fitzgerald.

– “Mos shkruaj asgjë që nuk të dhemb si dreqi”,- – Charles Bukowski.

– “Poetët e papjekur imitojnë; të tjerët vjedhin”,- T. S. Eliot.

-“Fiksioni është gënjeshtër; fiksioni i mirë është e vërteta brenda gënjeshtrës”, – Stephen King.

– “Dëgjo, pastaj ndaj mendjen se çfarë do”, – Gay Talese.

-“Gjej një subjekt që e ke për zemër dhe që beson se edhe të tjerë duhet të ndihen në të njëjtën mënyrë. Pikërisht kjo përkujdesje e sinqertë do të jetë elementi më interesant i stilit tënd”, – Kurt Vonnegut.

-“Shkruaj pa pagesë derisa dikush të të ofrojë një të tillë. Nëse në krye të tre viteve askush nuk të ofron pagë, bëhu druvar” ,- Mark Twain.

Përgatiti: Elona Qose