skip to Main Content

Khalil Gibran në gjashtë fjali

1437_997708900267412_112979075771477221_n

Khalil Gibran në gjashtë fjali

I vlerësuar si një ndër poetët më të mirë në botë, Khalil Gibran njihej si një rebel në politikë dhe sigurisht letërsi. Në Liban, ai njihet si hero i letrave.

1. E keqja që të bëjnë të tjerët harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, me kohë plaga do të shërohet, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.

2. Për të kuptuar zemrën dhe mendjen e një personi, mos shiko vetëm çfarë ka arritur, shiko edhe se çfarë qëllimesh ka ai. Beso tek ëndrrat, aty gjendet porta e fshehur e përjetësisë.

3. Nuk ekziston e vërteta absolute. Mos thuaj se ke gjetur të vërtetën, por se ke zbuluar një të vërtetë. Unë nuk e di të vërtetën absolute, por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.

4. Gjërat e thjeshta në jetë janë ato më të jashtëzakonshmet. Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.

5. Bukuria e vërtetë vjen nga brenda. Bukuria nuk është te fytyra; bukuria është një dritë në zemër.

6. Pamja e gjërave ndryshon sipas emocioneve. Ne shohim gjëra të bukura dhe të magjishme te to, kur në fakt magjia dhe e bukura janë brenda nesh.