skip to Main Content

“Korbi”, Edgar Allan Poe

12662634_1008874042484231_108272878660758674_n

Më 29 janar 1845, në gazetën “New York Evening Mirror” u publikua “Korbi” e Edgar Allan Poe. E konsideruar si një klasike e arabeskës dhe dekadentes, u bë e famshme jo edhe aq shumë për fjalët e përdorura, klithjen e dëshpëruar për humbjen e të dashurës, e shprehur sidomos me “Kurrë më”, sesa për atmosferën e ankthit që prek lexuesin, falë leksikut, aliteracionit dhe metrikës së përdorur nga poeti.
Edgar Allan Poe është konsideruar si novatori i tregimit të verdhë, i letërsisë së horronit dhe trillimit psikologjik, në të cilat përfshin një atmosferë gotike që e bën edhe një lajmëtar të dekadentizmit dhe një “vëlla amerikan” të “poetëve të mallkuar” europianë. Talenti i tij i errët, por në të njëjtën kohë i kthjellët, nuk i garantoi edhe aq shumë sukses. Pas një jete të vështirë, mbylli sytë në Baltimora për shkak të abuzimit me alkoolin.
Një prej shkaqeve që ndikuan në degradimin fizik dhe psikologjik të tij ishte dhe vdekja e bashkëshortes së tij të re Virginia Clemm, në vitin 1846, me të cilën ishte martuar qëkur ajo ishte 13 vjeçe. Vajtimi për të dallohet në poezinë “Annabel Lee”.