Kosovë! – nga Zymer Mehani
KOSOVË!
KOSOVË-
Ti je zjarr që me kallë
KOSOVË-
Për ty kam shumë mall
KOSOVË-
Je peng që më mban gjallë
KOSOVË-
Për ty dhamë çikë e djalë
KOSOVË-
T’kemi gjak, që kurrë s’t’kemi falë
KOSOVË-
Shqipe e dykrenare në flamur
KOSOVË-
Fortesë shkëmbi gur mbi gur
KOSOVË-
Plis i djegur i Dadës Shotë
KOSOVË-
Vetull e vrarë e Shqiponjës Xhevë
KOSOVË-
Dashuria jonë e madhe, dritë e diell
KOSOVË-
Këngë e ndalur e Ylfetit
KOSOVË-
Gërshet i prerë i Ganimetit
KOSOVË-
Fuçi baroti, varr i sulltanit e i mbretit
KOSOVË-
Kullë e pamposhtur e Azemit
KOSOVË-
Këngë për liri e Komandant Ademit
KOSOVË-
Ti je ëndërr që më le pa gjumë
KOSOVË-
Ti je plaga ime që më kullon shumë
KOSOVË-
Besa-besë kurrë s’ të lamë në gjunjë
KOSOVË-
Me kokë n’qiell- shqipe në flamur
KOSOVË-
Sa të rrojmë, do të duam shumë…
KOSOVË-
Imi lot dhe gëzim
KOSOVË-
Djepi dhe varri im