skip to Main Content

Thënie 330

Veç një hap na ndan
Ky hap i munguar
Është i yti , apo i imi.
Ti në një breg të hapit
Unë në tjetrin
Mes nesh rrjedh nata.
Që të afrohemi
A të largohemi
Një hap na ndan
Nata
Si një hap i munguar.
(Octavian Paler)
Perktheu Eda Merepeza