Skica e fshehur e da Vinçit
Studiuesit e “British Library” në Londër arritën të zbulonin një skicë të fshirë nga Leonardo da Vinçi nga një prej pergamenave që i përkiste “Codex Arundel”, dorëshkrimi leonardian i ruajtur pikërisht nga kjo bibliotekë. Njoftimi për zbulimin e një figure njerëzore u bë në faqen online të “British Library”. Rezultatet u paraqitën në një ekspozitë, në një prej galerive të Bibliotekës Kombëtare Britanike.
Sipas profesorit Martin Kemp, vizatimi i zbuluar falë rrezeve shumëspektërsh nga pergamena e “Codex Arundel”, e vitit 1508, përfaqëson një skicë të Davidit të Miçelangelos.
Skica e da Vinçit mendohet se është hequr nga Leonardo për të fshehur admirimin e tij për një koleg kundërshtar.