skip to Main Content

Tituj të bibliotekës personale të Konicës tashmë në Bibliotekën Kombëtare

konica

Katër prej librave në posedim të Faik Konicës janë bërë pjesë e Bibliotekës Kombëtare. Librat, mes të cilëve edhe “Lahuta e Malcis”, mbajnë shtampën e njohur “Ex Libris” dhe inicialet F.K.
Studiuesi Agron Alibali, pas kërkimeve në Shtetet e Bashkuara, ka përmbushur dëshirën e Konicës për t’ia dhuruar Bibliotekës Kombëtare. Secili nga librat përmban një përkushtim nga autorët. “Burrit shumë të ditur, Faik Konica. Korifeut të letrave shqiptare, si dëshmi e përsosmërisë së vazhdueshme”, është dedikimi në latinisht i At Gjergj Fishtës, për bashkëkohësin e tij.
Mendohet se gjeniu i letrave shqip grumbulloi mbi 2 mijë tituj, mes të cilëve edhe kopje të rralla. Dëshira e tij ishin që librat, për të cilët thuhen që janë humbur, t’i faleshin Bibliotekës Kombëtare.