skip to Main Content

“Akademia e Arteve” – Mark Twain

12647176_1011108565594112_6770144952236077455_n

E pranoj me gjithë qejf që nuk marr vesh fare nga arti dhe që s’kam haber nga kirurgjia. Sepse njerëzit që marrin vesh nga piktura, gjejnë nëpër tablo vetëm të meta, ndërsa kirurgët dhe anatomistët shohin te gratë e bukura vetëm skeletin e përbërë prej kockave, që kanë emra latinisht, si edhe pleksjen e nervave, muskujve dhe indeve, të prekura nga sëmundje të ndryshme. Tamam ai vend që më pëlqen në një tablo, piktorit të ndritur i duket një shkelje monstruoze e ligjeve të dritës, ndërsa te përskuqja e fytyrës së këndshme të gruas, që mua më magjeps të tërin, syri gërnjar i mjekut sheh vetëm shenjat e qarta të një procesi shkatërrimtar në mushkëri. Në djall të vejë kjo lloj diturie! Mua s’më hyn në punë fare.

Fragment nga “Akademia e Arteve” – Mark Twain, shqipëruar nga Ramazan Hysa